QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  VESHTRIMI PSIKOLOGJIK I TKD-HKD-së



TAEKWONDO – HAPKIDO NË VËSHTRIMIN PSIKOLOGJIK

 

Çdo luftim me përdorimin e teknikave të arteve marciale, kërkon një vlerësim të përqendrimit fiziko- shpirtëror, për gjatë gjithë kohës së veprimit. Dhe këtë rol e luan vëmendja, ajo që mbizotëron e drejton rrjedhën e proceseve psikike, në nivelin e shkallës së aktivizimit të saj, ku tregues është realizimi i veprimeve që kërkon arritjen e fitores në luftim.

Për të vlerësuar aktivitetin e veprimit është e domosdoshme të njihen bazat fiziologjike të vëmendjes, sidomos edhe në aspektin e formimit të shprehive praktike dhe të shkallës së shprehjes emocionale.


Gjatë ndeshjes mund të vlerësohen:

1. Refleksi orientues.
Ky shpreh kontaktin fillestar, ambientin përreth i cili përbën një premisë të drejtimit të vëmendjes në shprehjet emocionale. Është momenti fillestar kur shfaqjet emocionale e lëvizjet fizike tregojnë, për shkallën e të vepruarit.

2. Sistemi i sinjaleve të dyta
. Tregohet nëpërmjet fjalës që shpreh mendimin e gjallë. Në këtë rast gjatë aplikimit të teknikave, për rastet e mësimit të TKD-HKD-s ose dhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve, nuk duhet të nervozohet ose veprohet pa kontroll dhe sepse në të shumtën e rasteve do të krijohet pavendmëri dhe realizimin  teknik do të jetë i ulët.

3.Shfaqja e jashtme dhe e brendshme.
Kjo tregohet në tensionimin nervo-muskulor i cili shoqërohet me shpenzim të ndjeshëm energjish. Shfaqjet e jashtme shprehen në mimikën e fytyrës, sidomos duke kapërcyer lëvizje të parregullta ose duke përqendruar vëmendjen në një pikë të vetme, për një kohë relativisht, për të humbur veprimin tekniko-taktik e cila dekonspiron teknikën që mund të kryhet. Kjo fazë është e rëndësishme sepse është me e dukshme prandaj vlerësimi i saj është ndikues në ndërtimin e veprimeve tekniko-taktike e voliteve. Njerëzit komunikojnë ndjenjat, qëndrimet gjatë realizimit të aktivitetit duke i transmetuar në formën e mesazhit. Kjo përbën gjuhën jo verbale të një komunikimi. Sjellja jo verbale në ndeshjet e TKD-HKD-s është e rëndësishme, ku mund të zbulohet qëllimi teknik dhe ndjenjat emocionale, të cilat janë vështirë për tu fshehur. Këto shihen në ndryshimin e fytyrës, shkëlqimin e syve, ndryshimin e pozicionit të pjesëve të trupit ose dhe orientimin e tij. Mendohet se secila prej tyre tregon një mesazh, p.sh. fytyra, është nga të paret pjesë e trupit e vëzhguar dhe më e shprehur, për shprehjen e emocioneve dhe si dhe e tillë ajo është një burim informacioni, ku emocionet zbulohen në mënyrë adekuate.
Kjo është e lidhur nga  aktivizimi i muskujve duke shfaqur një shprehje unike të fytyrës. Pra çdo emocion ka një lloj aktivizimi karakteristik muskulor që rezulton në një shprehje të veçantë në fytyrë. Fitorja shkakton gëzim  emocional e cila shprehet nëpërmjet buzëqeshjes që kjo konsiston në aktivizimin e muskulit zigomatik major i cili ngre anët e fytyrës. Nëpërmjet fytyrës tregohet ndikimi i muskujve që vënë në lëvizje duke reflektuar përvojën emocionale, por për taekwondistin ky tregues është i rëndësishëm sepse përcakton si përjetohet dhe etiketohet emocioni.

4.Shprehja e syve.
Mendohet se vështrimi  sidomos ai shprehës luan rol me rëndësi në indikacionin e gjendjes emocionale. Zakonisht në taekwondo – hapkido dinakëria e veprimit është pjesë përbërëse  e taktikës, ku fshehja e përkohshme e vështrimit është e pranueshme, sepse shumë kundërshtar e aplikojnë këtë veprim, pra vështrimi shkakton përgjigje dhe kjo do të përbëjë rastin e vlerësimit e konstatimi të çdo ndryshimi tek kundërshtari.
 Lëvizjet e trupit. Janë lëvizje që shprehet vlera të konsiderueshme komunikuese në hapkido- taekwondo, ku shprehet nëpërmjet vendosjes apo lëvizjeve të duarve, këmbëve dhe trungut. Në këtë drejtim është e vështirë t’i fshehësh këto lëvizje siç mund të ndodhë me ato të fytyrës. Prandaj kjo duhet të jetë sa më e vlerësuar.

Si përfundim, për çka tregohet më sipër është informative për të vepruar, ku për një tkd-hkd do të përbënte atë pjesë të përgatitjes psiko-intelektuale e domosdoshme për një nivel të lartë tekniko-profesional.

 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80045 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden