QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  ROLI DHE RËNDËSIA E ARTIT MARCIAL TEK FËMIJËT

 

 
Artet marciale si një aktivitet fizik është temperament i lindur në qenien e fëmijëve. Artet marciale ndihmojnë në zhvillimin dhe në ndërtimin e konstruktit të trupit në mënyre të natyrshme. Specialistet shumë herët kishin konceptuar rëndësinë e arteve marciale. Në kuadër të zhytjes së fëmijës në artet marciale, fëmija arrin të avancojë te gjitha faktorët, si mendjen po ashtu edhe trupin; duke i realizuar kështu një përkryerje në mes detyrave shoqërore, emocionale dhe mendore. Artet marciale janë një aktivitet shumë vital për fëmijët, duke u marr me këtë aktivitet në mënyrë të vazhdueshme ndikon në koncentrimin e fëmijës dhe të njeriut në përgjithësi dhe i aktivizon gjëndrat në trup, për shkak se gjaku shkon në tru dhe në këtë mënyrë zhvillohen aftësitë mendore të fëmijës sportiv në krahasim me atë fëmijë që nuk merret me sport.        
Shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre mund të bëhen më agresiv në qoftë se ata/ato merren me artet luftarake. Prindërit tanë kanë gjetur të kundërtën. Artet marciale janë shërim i agresivitetit të fëmijës ngase me rastin e të ushtruarit të shkathtësive luftarake, fëmija përziet me moshataret e tij, që ndikon pozitivisht në shërimin apo në mënjanimin e agresivitetit. Pas praktikimit të arteve marciale për vetëm disa javë, shumë fëmijë ndihen të qetë dhe më mirë në mësime dhe në gjendje për të trajtuar çështjet në jetën e tyre me qartësi më të madhe dhe më të përqendruar.
Qëllimi ynë është që të ndihmojmë të gjithë nxënësit tanë të arrijnë potencialin e tyre në artet marciale, por më e rëndësishmja, ne shpresojmë që fëmijët tanë do të rriten të fortë dhe të shëndetshëm me një themel të fortë duke fituar besimin tek vetja dhe zhvillimin e talentit të tyre.

Artet marciale janë të njohura për të përmirësuar aftësitë shoqërore, disiplinën, respektin, drejtësinë, mirësjelljen guximin dhe mësimet e tjera të vlefshme të jetës tek fëmijët.
Me artet marciale fëmijët tuaj do të jenë të aftë të kujdesen për veten e tyre në situata të rrezikshme, për ta mbrojtur veten e tyre kur është e nevojshme. Fëmija juaj, përveç që zhvillohet mirë fizikisht gjithashtu do të behet këmbëngulës dhe i /e disiplinuar.
 
Qëllimi përfundimtar i arteve marciale nuk qëndron në fitoren apo humbjen, por në përsosjen e karakterit. 
 
Pasi të keni vendosur për të regjistruar fëmijën tuaj në një Klub apo shkollë të arteve marciale, është e rëndësishme për të gjetur një mësues të drejtë. E rëndësishme është që," A duhet një instruktor apo mësues që më të vërtetë kujdeset për fëmijën tim? ", Thotë Muhamed Saqipi, instruktor i Akademisë Tiger. Vëzhgojeni se si instruktorët bisedojnë me nxënësit e tyre dhe mënyra e mësimdhënies. Gjithashtu, sigurohuni që programi i arteve marciale a zhvillohet në një mjedis të sigurt, sigurohuni që instruktorët a e theksojnë rëndësinë e sigurisë dhe a kanë kualifikimin e duhur të mësimdhënies.
“Fëmijët do të funksiononin më mirë, dhe të duken më të lumtur në qoftë se ata ndjehen të sigurt, unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, “
 
A doni që ata të jenë në gjendje për të bërë miq të mirë dhe të mësojnë për të bashkëvepruar?
 
Tani prind i dashur vendos për fëmijën tuaj!
 
 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80049 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden