QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  RREGULLAT E STUDENTIT
Rregullat

Si një bashkësi, praktikantët e Taekwondo-së Hapkido-së kanë një kod rregullash i cili  drejton bashkëveprimin ndërmjet anëtarëve. Këto rregulla ndihmojnë të ruajnë parimet qendrore të Taekwondo-së & Hapkido-së: Besnikërinë, respektin, nderin, durimin, guximin dhe drejtësinë.
Në vazhdim është lista e këtyre rregullave dhe e etikës profesionale:
Kur ju hyni në palestër ju duhet të përkuleni, përshëndetni instruktorin dhe të gjithë ata studentë që kanë brezin e zi. Kur një brez i zi hyn në palestër, ju duhet të griheni në këmbë dhe të përshëndetni, (nderim, respekt ). Studentët duhet të jenë gati ( në kohë ) së paku 10 min pra se të filloj ora mësimore. Nëse jeni vonuar duhet të bëni 20 pompa para se të bashkoheni me të tjerët. Studentët duhet të jenë me veshjet e caktuara për palestrën, e cila përfshin: dizajnimin, uniformën e pastër, bluzën e caktuar, pantallonat, brezin që ai mbron, këmbë të zbathura ose  atlete të Taekwondo-së.  Bizhuteritë gjithashtu s`janë të lejuara. Flokët e gjata nevojitet të jenë të lidhura mbrapa. Thonjtë e gishtave të dorës dhe të këmbës nuk duhet të jenë të gjatë. Nëse nuk keni veshjen e caktuar, para se të bashkoheni me ekipin duhet të bëni 20 pompa.
Respekt duhet të tregoni për instruktorët (Sabumnim), asistentin dhe studentët e tjerë gjatë gjithë kohës. Në qoftë se nuk ndiqet ky rregull ushtrime ekstra do ti caktohen atij studenti. Kjo përfshin që të mos flasësh kur një tjetër është duke folur, të mos flasësh kur janë duke u zhvilluar ushtrimet, kur instruktori është duke mbajtur fjalim apo ligjëratë drejtuar dikujt dhe ti përgjigjesh pyetjes po instruktor, sabomnim (trajner).
Nuk lejohen lojëra apo gjuhë të papërshtatshme të ndaluara më parë, gjatë apo mbas stërvitjes.
Në palestër nuk lejohet të hash ushqim apo çamçakëz.
Nuk duhet të mungoni në trening përveç me arsye.
Studentët nuk lejohen të përdorin teknikat që ata mësojnë në palestër në ndonjë vend tjetër si: shtëpi, shkollë etj. Ne nuk i mësojmë studentët si të luftojnë, por ne i mësojmë atyre si ato ti shmangin luftimet ashtu si dhe të mësojnë një sport, art  dhe aftësitë e vlefshme të jetës (vetëmbrojtje). Teknikat e mësuara nga arti marcial nuk bën të keqpërdoren, përveç nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë  ku vihet në shprehje siguria e juaj apo të tjerëve. 
Detyrimet mujore duhet të paguhen rregullisht dhe në datën e caktuar.  Është përgjegjësia e studentit të paguaj me kohë detyrimet mujore, jo përgjegjësia e instruktorit që t`ia kujtojë. Obligimet e provimit duhet të paguhen gjithashtu para ditës së provimit.
Si pjesë e nevojave të brezit tuaj, brezat kuq e lart kërkohet që të ndihmojnë shokët me nivel më të ulët ( fillestarë ).
Studentët mund të përjashtohen nga akademia TIGER  përkohësisht ose përgjithmonë, në qoftë se sjellja ose veprimet e studentit janë konsideruar të padëshirueshme në ndonjë  mënyrë apo tjetër. 
 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80052 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden