QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  RREGULLAT E GARIMIT NË TAE KWON DO

RREGULLAT E GARIMIT NË TAEKWONDO




Garimi zhvillohet në arenën nga (“tatamia”) madhësia 10x10. Në anën e brendshme
ë linjës së skajit të arenës është shënuar linja me gjerësi prej 1 metër me ngjyrë tjetër në mënyrë që të paralajmëroj garuesin që të mos e kalojë vijën kufitare.

Rol me rëndësi në rrjedhën e garimit kanë:

1) REFERI QENDROR (gjendet 1,5 nga pika qendrore në arenë, roli i të cilit është të referojë luftën, të jep ndëshkimin, të fillojë dhe përfundojë luftën. Ai duhet t’i kuptoj plotësisht dimensionet e Arenës dhe t’I zbatoj të njëjtat gjatë përmbushjes së detyrave të veta, mandej ato dimensione t’i shfrytëzoj plotësisht për të evituar ndërprerjet tepërta të luftës.

2) REFERËT E PIKËVE
(gjithsej janë 4 me referin kryesor dhe tre gjenden në skajet e arenës. Secili refer i pikëve posedon një prekël ose yoistick, të cilin e shtyp nëse vëren se njëri nga garuesit ka arritur pikë, qoftë në trup, qoftë mbi kokë.)


3) PROCESMBAJTËSI
(ndodhet 3 m larg prapa referit të parë të pikëve.)


4) MJEKU ZYRTAR
(pozita e tij është shënuar 3 metra në të djathtë të vijës kufitare dhe shërben për intervenim të shpejtë gjatë lëndimeve.)


5) TRAJNERI
(pozita e trajnerit do të shënohet në pikën 1 metër larg nga pika e mesme në vijën kufitare në anën e secilit garues. Secili garues duhet të ketë trajnerin e vetë, i cili e këshillon se çka të bëjë gjatë pushimit ndërmjet raundeve. Me fjalë të tjera, trajnerët duhet të heshtin gjatë kohës së zhvillimit të luftës, përndryshe do të ndëshkohen.)


6) TAVOLINA KONTROLLUESE
(gjendet në afërsi të hyrjes në vendin e garimit për kontrollimin e pajisjes mbrojtëse të garuesit. Kontrollohen materialet që i bartin garuesit nëse janë të lejuara nga WTF, dhe nëse ato materiale i përshtaten garuesit. Në qoftë se ato nuk janë të përshtatshme, kërkohet nga garuesi që të ndërroj pajisjen mbrojtëse.)


7) GARUESI  
Garuesi duhet të jetë pjesëtar kombësie i ekipit që merr pjesë në gara, andaj Duhet të ketë rekomandimin e Federatës së Taekwondo-së. Uniforma e garuesit: (“dobok”) i taekwondo-së me ngjyrë të bardhë, pancir me ngjyrë të kuqe ose të kaltër, mbrojtës për gilcë, llërën, në gjurin, helmetë koke, suspensor, gomë për dhëmbë. Goma për dhëmbë duhet plotësisht të jetë e tejdukshme Referi duhet të mbajë rroba, përkatësisht pantallona ngjyrë hiri, këmishë me ngjyrë të bardhë, setër me ngjyrë të zezë, mandej duhet të mbaj kravatë dhe këpucë tenisi të përshtatshme për përcjelljen e rrjedhës së luftës. Për këpucët e tenisit preferohet ngjyra e bardhë.


8) MATJA:
Matja e garuesit në ditën e caktuar të garimit do të përfundoj në ditën paraprake të këtij garimi. Garuesit maten njëherë. Por, garuesi që nuk kualifikohet gjatë matjes së parë, gëzon të drejtën edhe në një matje në afatin kohor të parashikuar për matjen zyrtare. Që të mos s’kualifikohet gjatë matjes zyrtare, në vendin ku banon garuesi duhet të ekzistojë një peshore e njëjtë për matje prove. Kur garuesi s’kualifikohet në matjen zyrtare, pika e tij nuk mund të pranohet.


FILLIMI DHE PËRFUNDIMI I GARIMIT

Lufta në secilin raund fillon kur referi lajmëron “Shijak” (fillimi), ndërsa përfundon kur referi lajmëron “Keuman” (fundi)
VEPRIMET PARA FILLIMIT TË DHE PËRFUNDIMIT TË GARIMIT
Garuesit të kthyer me fytyrë kah njeri tjetri do të përkulen me urdhrin e dhënë nga referi “Charyeot” (keni kujdes) dhe “Kyeongrye” (përkuluni) duke u përkulur përpara në bel, nën këndin prej 30 shkallësh, me kokë të kërrusur nën këndin prej 45 shkallësh dhe shuplaka të shtrënguara përgjatë këmbëve.
Referi e fillon luftën me urdhrin “Joonbi” (gati) dhe “Shijak” (filloni).

RREGULLAT E LUFTËS NË TAEKWONDO

Pas mbarimit të raundit të fundit, garuesit marrin pozitë të caktuar me fytyrë të kthyer kah njëri tjetri, mandej këmbejnë përkuljet me urdhrin e referit “Charyeot” dhe “Kyeongrye”, dhe në pozitën e qëndrimit në këmbë e presin vendimin e referit. Referi e shpall fituesin me ngritjen e dorës së vet në anën e fituesit.

TEKNIKAT E LEJUARA

Teknikat e lejuara janë teknika të shuplakës (pjesa e parë e gishtit tregues dhe gishtit të mesëm), mandej teknika e shputës (përdoren pjesët e shputës nën kockën e nyjës.)

ZONAT E LEJUARA

Zonat e lejuara janë trupi (zhvillohen në zonat e mbuluara me mbrojtësin në trup, por jo në zonën e shtyllës kurrizore), mandej fytyra (përfshin fytyrën duke përjashtuar zverkun e kokës, dhe lejohen vetëm goditjet me teknikën e shputës).

VEPRIMET E NDALUARA "Kyongo dhe Gamjeom"

Disa nga veprimet e ndaluara për të cilat jepet dënimi “Kyonggo”janë kalimi përtej vijës kufitare, rëniet, të kaparit dhe mbajtja e kundërshtarit, sulmet në gilcë, të shmangurit e luftës, goditjet me kokë ose me gju… Po ashtu, ekziston edhe dënimi “Gamjeom” që merret në rast të sulmit të qëllimshëm me shuplakë në fytyrën e kundërshtarit, me sulm të qëllimshëm në kundërshtarin në rënje pas lajmërimit “Kalyeo”, rrëzimin e kundërshtarit duke e kapur shputën e kundërshtarit në sulm, ajër ose shtyrjen e kundërshtarit me dorë, Kyonggo mandej “Gamjeom” llogaritën në shumën e përgjithshme në të tri raundet.

KNOCK DOWN

Knock down është një situatë në të cilën garuesi është I rrëzuar, ose kolovitet ose nuk është në gjendje të përgjigjet në mënyrë adekuate në kërkesat e luftës për shkak të goditjes. Bile, edhe në mungesë të këtyre tregueseve referi mund ta shpall Knock down në situatën kur për shkak të kontakteve do të ishte i rrezikshëm vazhdimi ose kur është në pyetje sigurimi më i madh i garuesit.


Kategoritë e konkurentëve

SELEKSIONIMI KADET E RINJ              KADETI I VJETËR               JUNIOR             SENIOR             
  M F M F M F M F
  -24kg -24 kg -33 kg -29 kg -45 kg -42 kg -54 kg -46 kg
  -27kg -27 kg -37 kg -33 kg -48 kg -44 kg -58 kg -49 kg
  -30kg -30 kg -41 kg -37 kg -51 kg -46 kg -63 kg -53 kg
KATEGORIT -33 kg -33 kg -45 kg -41 kg -55 kg -49 kg -68 kg -57 kg
  -36 kg -36 kg -49 kg -44 kg -59 kg -52 kg -74 kg -62 kg
  -39 kg -39 kg -53 kg -47 kg -63 kg -55 kg -80 kg -67 kg
  -43 kg -43 kg -57 kg -51 kg - 68 kg -59 kg -87 kg -73 kg
  -47 kg -47 kg -61 kg -55 kg -73 kg -63 kg +87 kg +73 kg
  -51 kg -51 kg -65 kg -59 kg -78 kg -68 kg    
  +51 kg +51 kg +65 kg +59 kg +78 kg +68 kg    

 

 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80065 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden