QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  FORMAT ( PUMSAT)



 


PUMSAT TAEGUK

 

Pumsat apo format paraqesin një pjesë të rëndësishme në të gjitha shkathtësitë luftarake.

Ato janë demonstrime dyluftimesh me strukturë të veçantë dhe me kundërshtarë të imagjinuar, në të cilat shfaqen mbrojtjet dhe kundërsulmet e kundërshtarëve me më shumë  sulmues nga të gjitha anët.

Ekzistojnë dy aspekte shumë të rëndësishme të formave ( pumsave ) të cilat duhen të merren parasysh gjatë ushtrimit të tyre, ai fizikë dhe ai shpirtëror.

  •  Aspekti shpirtëror ka të bëjë me gjendjen e mendjes gjatë kohës së shfaqjes së teknikave fizike.
  •  Aspekti fizik nënkupton mënyrën se si shfaqen teknikat qëndrueshmërinë, fuqinë, shpejtësinë dhe baraspeshën (ekuilibrin).

Që të përfitojmë nga ushtrimi i këtyre formave, që të dy këto aspekte duhet të jenë në harmoni.

Në Taekwondo ekzistojnë format Taeguk dhe Dan. Format Taeguk ushtrohen me qëllim të përparimit në Kup (9 -1), prej brezit të bardh e deri te brezi i kuqi i lartë, ndërsa format Dan i shfaqin ata që kanë brezat e zi (1-10 Dan).

Të gjitha format duhet të punohen me fuqinë dhe koncentrim maksimal, gjë që arrihet me ushtrim dhe këmbëngulësi.

 

Domethënia e fjalës Taeguk:

TAE – Madhësia

GUK – E përhershmja

 


1. TAEGUK  IL JANG

 

Paraqet simbolin e “KEON-it” njëri nga 8-të Kwaes-at (shenjat e profecisë) që do të thotë “Qielli dhe Drita”. Ashtu siç Keoni simbolizon fillimin e krijimit të të gjitha gjërave në univers, në të njëjtën mënyrë edhe Taegeuk Il chan në trajnimin e Taekwondo-së simbolizon fillimin e artit të Taekwondo-së. Kjo formë përmban lëvizjet themelore dhe karakterizohet apo dallohet me lehtësi gjatë ekzekutimit të formës.

 



2. TAEGUK E JANG

 

Simbolizon “TAE-në” njërin nga 8-të shenjat e profecisë së shtetit Korean, që do të thotë "Liqeni" Ka të bëjë me fuqinë e brendshme dhe butësinë e jashtme të mendjes. Gjatë ekzekutimit të kësaj forme të gjitha lëvizjet shfaqen me butësi, por me fuqi.

                                                  


 

 

3. TAEGUK SAM JANG

 Simbolizon “RA-në” i cili paraqet “Zjarrin dhe Diellin”. Zjarri jep dritë, nxehtësi, entuziazëm dhe shpresë. Kjo formë duhet ta trimërojë atë i cili e ekzekuton këtë formë, ashtu që të ndërtojë apo të formojë kuptim për drejtësi dhe zjarrtësi (ashpërsi) në trajning apo ushtrim.
         


 

 

4. TAEGUK SA JANG

 

Simbolizon “JI-nin” i cili paraqet “Vetëtimat  apo Rrufenë”. Kjo shenjë ka domethënien e fuqisë së madhe dhe të dinjitetit. Njerëzit frikohen nga rrufeja dhe bubullimat. Principet e JI-nit të drejtojnë kah ajo që duhet të sillemi qetë dhe trimërisht nëse ballafaqohemi me rrezikun dhe frikën, dhe se pas asaj qielli do të kthjellet dhe do të dal drita e diellit.

Me rastin e shfaqjes së kësaj forme duhet të tregohet mendje e kthjellët (e pastër) dhe qëndrim trim.

                                                       


 

5. TAEGUK OH JANG

Simbolizon “SEON-in” i cili paraqet “Erën” që do të thotë  fuqi e madhe dhe qetësim, ashtu si kurse është edhe era, nganjëherë e fortë siç është tornadoja, e nganjëherë e lehtë siç është era pranverës. Era simbolizon qetësin e mendjes. Lëvizjet duhet të shfaqen në butësi, ngadalë por me krenari e pastaj fortë dhe shpejtë.



 



6. TAEGUK YUK JANG

 

Simbolizon “KAM-in” i cili paraqet “Ujin” që do të thotë rrjedhë e pandërprerë dhe freski e butësi.



7. TAEGUK CHIL JANG

 

Simbolizon “KAN-in” i cili paraqet “Malin” që do të thotë të menduarit dhe fortësinë.

 

 



 

8. TAEGUK PAL JANG

 Simbolizon “KON-in” i cili paraqet “YIN-in” dhe “Tokën – Dheun”  që do të thotë “Rrënjë” dhe “Banim” e poashtu edhe “Fillimi dhe Mbarimi”. Kjo është e fundit nga 8-të format Taegeuk.
                                                             

Në vazhdim janë paraqitur pumsat mjeshtrore nga 1. Dan deri 6. dan

Pumsa Koryo - 1.Dan


Pumsa Keumgang për 2. Dan

Pumsa Taebaek për 3.Dan

Pumsa Pyongwon për 4.Dan

Pumsa Sipjin për 5.Dan

Pumsa Jitae për 6. Dan


Format apo Pumsat janë shqyrtuar si më poshtë vijon:

1. Korrektësi dhe ekzekutim i kujdesshëm në çdo lëvizje.
2. Duke filluar dhe duke mbaruarnë të njëjtin vend.
3. Duke ekzekutuar teknika të fuqishme dhe të shpejta me anë të muskujve  tensionues dhe lëshues në kohën e përshtatshme.
4. Përqendrim mendor.
5. Lëvizje të përqendruara të syve dhe kokës.
6. Shenje e përpiktë.
7. Duke marrë frymë dhe lëshuar frymë në kohë të përshtatshme.
8. Ekuilibrim.
9. Ritëm.
10. Sinkronizim i të gjithë lëvizjeve të trupit.
11. Qëndrim Taekwondo-isti.

 

 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80046 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden