QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  ÇKA ËSHTË TAEKWONDO



T A E K W O N D O

 

TAEKWONDO është shkathtësi luftarake, e cila rrjedhë nga Korea, pra TAEKOWNDO-ja me origjinë është nga KOREA.

Në kuptimin etimologjikë TAEKWONDO do të thotë mjeshtri luftarake me këmbë dhe duar.

 

TAE –  këmba (goditjet me këmbë)

KWON –  grushti (goditjet me dorë)

DO –  mendja, rruga, mënyra, (metodologjia)

 

Nuk duhet ta kufizojmë Taekwondo-në vetëm si “mjeshtri e duarve dhe këmbëve” pasi që Taekwondo-ja është edhe disiplinë shpirtërore, rekreacion i përkryer, e sot edhe sport modern olimpik me rregullat e veta të rrepta ndaj garuesve.

 

TAEKWONDO burimisht do të thotë “Mjeshtri e dyluftimit me duar dhe këmbë” dhe paraqet metodën e përdorimit të të gjitha pjesëve të trupit në dyluftim me një apo më shumë kundërshtarë, metodë kjo e themeluar (mbështetur) në përvojë dhe shkencë, e këto shkathtësi arrihen nëpërmjet trajnimit intensiv fizik dhe psikik. Kjo është mënyrë e pakrahasueshme e dyluftimit në ditët (botë) e sotit.


TAEKWONDO
-ja dallohet me teknikat e veta si një mori goditjesh të llojllojshme apo të ndryshme, si dhe  bllokime të cilat ekzekutohen me këmbë dhe duar, e në veçanti janë të zhvilluara teknikat e këmbës si dhe teknikat e këmbës në kërcim, prej të cilëve ky sport, veçohet në botë si një ndër sportet që më së shumti përdor teknikën e këmbës.

 

TAEKWONDO është një nga stilet më të njohura botërore të sporteve luftarake, si dhe pjesëmarrëse në familjen olimpike që nga viti 2000.


TAEKWONDO
, nuk është vetëm se një teknikë e vetëmbrojtjes së paarmatosur. Përmes ushtrimit rigoroz fizik, studentët e këtij arti dëshirojnë ta përsosin veten fizikisht, mentalisht dhe shpirtërisht. Gjersa demonstrimet teknike të saj mundë të shihen, esenca e vërtetë e Taekwondo-së nuk mund të shihet, preket, shijohet apo dëgjohet Ajo mundë vetëm përjetohet. Praktikimi i T.K.D. përbëhet nga stërvitjet themelore: format, lufta, thyrjet dhe vetëmbrojtja. Kjukpa ( thyrjet) përdoret vetëm për qëllime demonstrimi dhe për testimin e fuqisë. T.K.D. lëshon një përqendrim mjaft të madh mental dhe prodhon një fuqi të mahnitshme. Kushtetuta, rregullat dhe testet e kualifikimit janë të gjitha të zhvilluara në atë mënyrë me qëllim që të plotësojë të gjitha kërkesat e një sporti olimpik.  

Parimet bazë pa njohjen dhe respektimin e të cilave nuk mundë të paramendohet esenca e Taekwondo-së janë:

Lojaliteti ndaj atdheut; respekti ndaj prindërve; respekti ndaj të vjetërve dhe mësuesit; si dhe vendosshmëria dhe këmbëngulësia në dyluftim.

 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80053 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden