USHQIMI I SPORTISTIT
Mënyra e të ushqyerit ndikon në rritjen dhe zhvillimin e organizmit, imunitetin ndaj sëmundjeve, potencën, gjatësinë e jetës, gjendjen shëndetësore dhe aftësitë psike-fizike. Aktivitetet fizike sjellin deri te ngritja e nivelit të procesit metabolik në organizëm, me ç’rast rritet edhe nevojat për futjen e energjisë. Ushqimi është mënyra kryesore e furnizimit me materie energjetike përmes procesit metabolik. Kërkesat e sportistëve sa i përket ushqimit janë specifike. Që të funksionoj organizmi gjatë procesit kompleks të ushtrimeve, duhet t;i sigurohet ushqimi adekuat. Ushqimi specifik nënkupton sigurimin e të gjitha materieve ushqyese me vlerë si në kualitet ashtu dhe në kuantitet. Kjo nënkupton marrjen e materieve ushqyese me vlera të larta energjetike ( yndyrë dhe karbohidrate); marrjen e materieve ndërtuese (proteinave); marrjen e materieve mbrojtëse ( vitamina dhe materie minerale ). Ushqimi përcaktohet në bazë të moshës, ngarkesës dhe periudhës së punës, gjendjes subjektive dhe shprehive të sportistit. Përveç kësaj, duhet të përcaktohet regjimi i ushqimit,sasia, numri i shujtave dhe renditja e tyre. Kur kemi të bëjmë me sasinë e ushqimit duhet të thuhet se ajo përcaktohet në bazë të nevojave ditore. Me planifikimin e nevojave ditore duhet të sigurohet balansi mes materieve ushqyese dhe atyre mbrojtëse. Ndarja e shujtave ditore për një sportist mesatar do të ishte:
Mëngjesi 35% e sasisë së kalorive nga masa ditore në formë të ushqimit të lehtë
Dreka 40% e sasisë së kalorive nga masa ditore e pasuruar me celulozë dhe yndyrë
Darka 25% e sasisë së kalorive nga masa ditore në formë të ushqimit të ngishëm dhe lehtë të tretshëm.
Përbërja ditore e shujtës për një sportist mesatar do të ndahej në këto grupe:
1. Drithëra, bukë, brumëra,... 30%
2. Yndyrë e dukshme,… 15%
3. Mishi, peshqit, vezët,… 15%
4. Qumështi dhe prodhimet e tij,… 15%
5. Pemët dhe perimet,… 15%
6. Sheqeri dhe koncentratet e tij,… 15%
Kur behet fjalë planifikimi mbahet parasysh balansi funksional energjetik i organizmit: metabolizmi bazal i cili shërben për mbajtjen e funksioneve vitale; energjia e nevojshme për aktivitetin fizik; energjia e nevojshme për termorregullim. Nevoja ditore për meshkujt është 2700 kalori ndërsa për femra është 2000 kalori (normat janë përcaktuar për njerëz mesatar, që jetojnë në kushte klimatike mesatare,
punojnë mesatarisht 8 orë,…)
|