THEMELET E ANATOMISË FUNKSIONALE
Që ta kuptojmë kompleksivitetin e lëvizjes në artet marciale, duhet ta njohim edhe anatominë funksionale të sistemit lokomotor dhe sistemit nervor. Sistemi lokomotor përbehet nga një tërësi e aparatit lëvizës: eshtrave, nyjeve, ligamenteve dhe muskujve.
Eshtrat përbejnë konstruktin bartës të trupit, japin mbështetje, i kundërvihen forcave të jashtëm dhe të brendshme, mbajnë formën dhe pozitën e përhershme të trupit dhe njëkohësisht i mbrojnë organet e ndjeshme. Një i rritur ka më shumë se 206 eshtra, të cilat kryesisht përbehen nga kërci ndërsa procesi i tyre justifikues ( I formimit të ashtit ) mbaron diku deri në moshën 22 vjeçare. Sforcimi fizik ndikon pozitivisht në formimit dhe ndërtimin e eshtrave. Sforcimet e tepruara dhe presionet mund te shkaktojnë dëmtime. Eshtrat mund të përballojnë presionin 15 kp për cm katror. Eshtrat janë të formave ndryshme, gjë që varet nga funksioni i tyre. Ndërsa një nga rolet e tyre është që të funksionojnë si organ pasiv, gjegjësisht si levë. Të lidhura me nyjet, eshtrat mund të veprojnë (varësisht nga kahja e veprimit të muskujve ) si levë lëvizëse, si levë e forcës dhe si levë e bilancit.
Nyjet mund të jenë me një, dy ose ma shumë boshte,. Përmbajtja e secilës nyje dhe ligamenteve që e mbajnë, përcaktojmë shkallen e lëvizshmërisë dhe të stabilitetit të nyjës në fjalë. Pjesët ndihmese të nyjës janë: lidhëset e nyjeve (ligamentet), jastëkët yndyror ose muskujt e nyjeve.
Muskujt përbëhen nga enët e gjakut dhe fijet nervore. Në trupin e njeriut ka rreth 400 muskuj. Janë të ndërtuar nga indi elastik dhe janë pjese e aparatit lokomotor. Muskujt janë të përforcuar për eshtra me ndihmën e tetivave (në vendin kapës), derisa në nisje ngjitën me lidhësen e periostit (mbështjellësit të ashtit). Sipas ndërtimit dhe funksionit, muskujt ndahen në muskujt e lëmuar (funksionojnë pavarësisht nga vullneti i njeriut, janë të inervura me sistem nervor autonom) dhe muskujt tërthorovijor (të cilët funksionojnë nën ndikimin e vullnetit të njeriut). Vetit e muskujve janë: elasticiteti, përçueshmëria (shpërndarja e ngacmimit në tër muskulin), ngacmueshmëria (pranimi i ngacmimit), tonusi ( tendosja), viskoziteti (rezistenca e brendshme ndaj shkurtimit të muskulit) dhe kontraktiviteti. Kontraktimi është tendosja (ndikimi statik) dhe shkurtim i muskujve ( ndikim dinamik ). Kontraksioni i muskujve shkakton një forcë e cila bartet përmes tetivës në eshtra dhe ne ketë mënyre kryhet një veprim i caktuar mekanik. Forca ka intensitet, drejtim dhe kahje të veprimit si dhe vendin ku vepron muskuli. Intensiteti i forcës sillet prej 6 deri 16 kp. Muskuli fiton energji nga materiet ushqyese të cilat gjenden në muskuj në formë të glikogjenëve. Puna (veprimi ) e muskulit qëndron në atë se energjinë kimike e kthen në energjinë mekanike. Energjia krijohet me zbërthimin e glikogjenit dhe kreatin fosfatit. Një pjesë e asaj energjie shendrohet në nxehtësi ( temperatura rritet për 1-1,50 C ), e që është e nevojshme për pune normale të organeve, ndërsa për punë të muskujve përdoret diku rreth 30%. Shpejtësia me të cilën reagon muskuli është kushtëzuar me procesin biokimik (madhësia e ATP-së, miozina, kreatin fosfati,...) dhe ndërtimin e tij. Ekzistojnë fijet e bardha (të shpejta) dhe fijet e kuqe (të ngadalshme). Fijet e bardha përmbajnë më shumë fije muskulore, ndërsa te fijet e kuqe ka më shumë protoplazmë. Pra, aktiviteti i muskujve varet nga sigurimi i energjisë dhe sigurimi i sistemeve të cilat eliminojnë produktet e fituara me zbërthimin e materieve (qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, gjëndrat për tajim të brendshëm,...).
Qarkullimin e gjakut e përbënë sistemi e enëve të gjakut (kapilaret,venat dhe arteriet). Në këtë sistem të mbyllur kryhet shkëmbimi i materive energjetike (materiet ushqyese dhe oksigjen) dhe materieve të zbërthyera (acidit laktit,...) mes gjakut dhe qelizave. Zemra siguron qarkullimin e pandërprerë të gjakut. Frekuenca mesatare e zemrës për minutë është rreth 70, ndërsa sasia minutore 4-5 litra (vëllimi i gjakut). Gjatë sforcimit fizik dhe psikik paraqiten ndryshime në gjak: shtohen elementet e gjakut (rruazat e kuqe dhe të bardha të gjakut si dhe pllakat e gjakut), shpejtohet puna e zemrës, rritet tensioni i gjakut, zvogëlohet koncentrimi i oksigjenit, shtohet koncentrimi i dyoksidit të karbonit, shtohet koncentrimi i acidit laktik,... Është shumë me rendësi raporti mes intensitetit të ushtrimeve, qarkullimi të gjakut dhe oksigjenit.
Frymëmarrja shërben për shkëmbimin e oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit, mes qelizave dhe ajrit përreth. Frymëmarrja rritet në mënyrë proporcionale me rritjen e intensitetit të ushtrimeve dhe atë prej 8 litra në 150 litra në minutë. Nëse materiet energjetike sigurohen në prezencë të oksigjenit atëherë kjo është formë e ushtrimit aerob, ndërsa kur puna kryhet pa oksigjen të mjaftueshëm atëherë kjo është formë e ushtrimit anaerob.
Sistemi nervor përbehet nga qelizat nervore-neuronet. Sistemin nervor e ndajmë në atë periferik ( e përbejnë fijet nervore dhe janë te lidhura me organet periferike), qendror (truri i madhe dhe truri i vogël, truri i mesëm, palca kurrizore,...) dhe sistemi nervor vegjetativ ( simpatikusi dhe parasimpatikusi, e që kontrollojnë qarkullimin e gjakut, tretjen, frymëmarrjen dhe organet tjera që kanë funksion refleksiv). Organizatori kryesor i lëvizjes është sistemi nervor. Përmes organeve për ndjeshmëri (receptorëve) epen informatat sistemit nervor qendror në formë të impulseve nervore (përmes rrugëve senzitive dhe aferente)me fuqi prej 135 milivolt.
Pas përpunimit të të dhënave dhe krijimit të perceptimit, impulset përcillen me shpejtësi prej 60-90m/s (përmes rrugës motorike eferente) deri te muskuli i cili irriton qelizën muskulore (impulsi është më i ngadalësuar në muskul për 6-8m/s). Vendi ku bartet impulsi në qelizën muskulore, ndërsa pastaj me anë të substancave kimike siç janë adrenalina, acetilholina,... (transmitorët) dhe shkakton kontrakcionin e muskulit, quhet sinapsë. Në këtë meny aktiviteti nervor organizon aktivitetin muskulor me intensitet dhe pozita të ndryshme si dhe bënë furnizimin energjetik. |