|
|
|
H A P K I D O
Hapkido mbledh një sërë teknikash koreane, japoneze dhe kineze. Ushtrimi i Hapkido-së sjell një kombinim të mirë të teknikave të shtrëngimit dhe atyre të goditjes, të cilat përbëjnë teknikën e mbrojtjes së plotë. Stili Hapkido praktikohet për vetëmbrojtje dhe për arritjen e paqes së brendshme. Ky art mund të mësohet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.
Hapkido është një nga artet e shumta shpirtërore. Vëmendja vihet fuqishëm në teknikat e shtrëngimit, lëvizjet rrethore, hedhja dhe mbërthimi i krahëve. Me këtë art keni mundësinë të mësoni pikat e presionit dhe ato jetësore.
Hapkido është më ndërluftues dhe ofron një përzierje të mirë të teknikave shtrënguese për një kuptim të plotë të luftimit. Hapkido është stil shumë i mirë për të rinj, për njerëz energjikë që kanë dëshirë të shfaqin agresivitetin dhe shpejtësinë.
Filozofia e Hapkido-së është të përdorësh forcën e sulmuesit kundër tij.
Hapkido është një art marcial shumë relaksues, që ndihmon në shëndetin e mirë. Ndihmon në uljen e tensionit, qarkullimin e gjakut dhe përmirëson qëndrimin. Pas shumë vitesh ushtrimi të këtij arti, edhe njeriu më i vogël mund të rrëzojë kundërshtarin më të fortë. Koncepti qendror i Hapkido-së është se mendja, trupi dhe shpirti punojnë së bashku për të mposhtur kundërshtarin.
Gjëja më e rëndësishme lidhur me Hapkido-në si ``art marcial`` është se ai nuk është thjesht një art superior vetëmbrojtjeje, por se i shton praktikantëve një vetëbesimi dhe i bën njerëzit bujarë në sjelljet e tyre me njerëz të tjerë më të dobët. Ata s`janë njësoj me kundërshtarin, por kodi i tyre i ndalon të përdorin një forcë të panevojshme. Praktikimin i Hapkido-së i jep individit prirjen mentale drejt modestisë dhe bujarisë. Virtytet e modestisë dhe të bujarisë janë të bazuara fort në vetëbesim. Është e natyrshme që një trup i shëndetshëm i bën njerëzit aktivë dhe të fuqishëm.
Hapkido është përfshirë në programe stërvitore të shkollave dhe kolegjeve në të gjithë botën, ajo është bërë gjithashtu një pjesë e domosdoshme e stërvitjes policore dhe ushtarake.
Domethënia e HAPKIDO-së
HAP → dmth. ”së bashku” dhe nënkupton harmoninë e trupit dhe mendjes.
KI → përshkruan energjinë e trupit dhe jetës
DO → dmth.”rruga e jetës, rruga e të mësuarit”.
Hapkido bazohet në tre parime të rëndësishme themelore:
1. Parimi i rrethit,
Të gjitha lëvizjet janë rrethore. Luftëtari i Hapkido-së lëvizë sikurse në brendinë e një “sfere”. Forcat që ndikojnë nga jashtë, në sipërfaqën e “sferës” e ndërrojnë kahjen dhe neutralizohen.
2. Parimi i lumit,
Si lumi, i cili i përshtatet jashtëzakonisht në mënyrë fleksibile panorames së natyrës, por i cili në momentin e grumbullimit krijon një forcë të fuqishme, ashtu edhe Hapkido reagon në mënyrë sensitive në kundërshtarin e tij, me qëllim që në momentin vendimtar “Ki-në” e tij të grumbulluar nëpërmes teknikës e lë të rrjedhë (depërtoj) tek kundërshtari.
3. Parimi i ndikimit,
Nëpërmes lëvizjeve të rrufeshme, gati të padukshme, sulmuesi nxitet të bëj lëvizje të kundërta refleksive, të cilat pastaj shfrytëzohen në një teknikë vijuese.
HISTORIA E HAPKIDO-së
Themeluesi i Hapkido-së Mjeshtri Choi Yong Sul, u lind në vitin 1904 në Dong Yong të Koresë.
Në vitin 1909 Koreja ishte pushtuar nga japonezet. Choi ishte i njoftuar me një japonez z. Morimoto i cili ishte pronari i një dyqan karameleve. Kur erdhi koha për të u kthyer në Japoni ai e rrëmbeu Choin dhe e mori me vete për në Japoni, me qëllim që ta adaptoj ( birësoj) si djalë të tij, ngase ai nuk kishte fëmijë, në kohen kur është rrëmbyer Choi ishte rreth moshës 8 vjeç. Choi nuk e pëlqente këtë njeri, dhe për shkak të protestimit të tij të vazhdueshëm dhe duke qarë, Morimoto më në fund e braktisi në qytetin Moji, kjo ndodhi pas dy tre ditëve të arritjes në Japoni. Nga qyteti Moji udhëtoi vetëm për në Osaka. Choi ishte i dëshpëruar dhe i mërzitur, duke ecur rrugëve ai u kap nga policia. Kur autoritetet policore e kuptuan se ai nuk kishte asnjë nga familja e tij në Japoni, ata ia rregulluan dokumentacionin që të kujdesej një tempull budist. Atje jetoi dy vjet nën kujdesin e një e murgu Kintaro Wadanabi. Ndërkohë që jetonte në tempull, ishte i magjepsur nga pikturat e skenave të betejave të arteve marciale që ishin të shfaqura në të gjithë tempullin. Wadanabi e pyeti Choin se çfarë drejtimi kishe kërkuar për të u marrë në jetë. Choi menjëherë u përgjigj duke i shikuar një skenë në mur që përshkruante artet marciale dhe i tha se kjo është ajo që unë dua të bëhem. Kintaro Wadanabi ishte një mik i ngushtë i Mjeshtrit të madh Takeda Sokaku-të, dhe ai e dërgoi tek Takeda Sokaku. Mjeshtri Takaeda e pëlqeu dhe ndjeu një simpati të madhe ndaj Choit, vendosi për ta pranuar për të studiuar artetet përkatësisht Daito Ryu Ai Ki Jutsu. Pasi e pranoi, menjëherë ia dha emrin japonez Asao Yoshida atëherë ishte rreth 11 vjeç. Choi duke qenë student i rregullt jetoi në shtëpinë e tij dhe ka mësuar nën drejtimin e tij personal për më shumë se 30 vjet.
Takeda ishte mësuesi i familjes mbretërore japoneze, në atë kohë Choi ishte asistent i mësuesit të tij në të gjitha udhëzimet. Ndërsa në Tokio, gjithashtu kanë mësuar zyrtarë të lartë të qeverisë, ata udhëtuan në pjesë të ndryshme të Japonisë dhe trajnuan grupe të zgjedhur të popullit. Lufta e Dytë Botërore ndryshoi gjërat në shumë mënyra. Ndryshimet më të rëndësishme kanë ndodhur kah përfundimi i luftës. Japonia ishte duke e humbur luftën dhe në një përpjekje të dëshpëruar në fund qeveria krijoi një projekt të veçantë ushtarak që quheshin shumicën e artistëve marcial që ishin më të shquar të kohës. Këta njerëz ishin trajnuar rekrutuar në njësitë guerile të tipit të veçantë që u shpërndanë në të gjithë zonën e luftës. Kjo njësi ushtarake ishin që të gjithë nga rrethi i brendshëm të Daito Ryu Ai Ki Jutsu,
Master Takeda nuk e lejoi Choi-in të i bashkëngjitet kësaj njësie, sepse ai mendonte për një pasardhës, në qoftë se Choi vritet në luftë, shkolla Daito Ryu AiKi Jutsu do të ishte e humbur pas vdekjes së tij.Master Choi i mësoji nga mësuesi i tij Master Takeda 3808 teknika. Pak para se të vdiste, mësuesi Takeda e informoi Choi-in se ka qenë studenti i vetëm që ai ia kishte mësuar të gjitha teknikat sekretet. Kur master TAKEDA SOKAKU vdiq në vitin 1943 nxënësi i tij shumë i njohur Choi yong sul u kthye në Kore më 25.04.1943 me stilin e tij te famshëm HAPKIDO. Këtu ka krijuar më parë Shkollën e tij, dhe ka ndërtuar shtëpinë, e qysh atëherë, ka ndërruar emrin në Choi,Yong Sul emri që e kishin pagëzuar prindërit e tij dhe, ajo ç’ është më rëndësi, për dy vjet këtë stil e stërviti fshehtas, do të thotë deri më 1945, kur u larguan trupat ushtarake japoneze nga Koreja, Artet më të njohura që ekzistonin në atë kohë nën pushtimin japonez ishin: Tang Soo Do Moo Duk Kwan dhe stili Chung Do Kwan.Këto tre arte luftarake qeveria Koreane në vitin 1945 i lejoi që të studiohen, ndërsa HAPKIDO nuk u miratua nga qeveria deri në vitin 1963. Nga kjo kohë edhe ky art luftarak filloi të studiohet.
Arsyeja se HAPKIDO nuk u miratua nga qeveria deri në vitin 1963 ishte se master Choi Yong Sul studioi në qytetin Hokkaido të Japonisë, stili Daito Ryo Aikijujutsu- me master Takeda Sokaku.
Në Kore përgatiten mësues nëpër akademi të arteve marciale, qeveria i dërgon nëpër shtete të fuqishme si në Amerikë, Australi,,Kanada, Angli etj. Këta janë master nga shkollat Hapkido Taekwondo, Tang Soo Do dhe Moo Duk Kwan.Në vitin1986 master Choi Yong Sul ndërroi jete në Kore.
|
|
|
|
|
|
|
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,
GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.
TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,
GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.
VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081
Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
|
|
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,
-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,
-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,
-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,
-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,
-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.
HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE
KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR. |
|
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj. |
|
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.
Ju mirëpresim! |
|
|
|
|
|
|
|