|
|
|
KONDICIONET E KUSHTËZUARA
TKD- HKD, është një art shumë kompleks, dinamik dhe si i tillë është në praktikën e kërkimit të vazhdueshëm të një ekuilibri midis vetës dhe mjedisit, midis moshës dhe jetës, midis joviolenës dhe vetëmbrojtjes.
Një filozof korean është shprehur: “Kush praktikon artet marciale duhet gjithnjë të zhvillojë paralelisht shkathtësinë teknike, se bashku me madhështinë e brendshme të shpirtit dhe madhështinë mbretërore të jashtme që manifestohet si një xhentilesë dhe mënyrë e sjelljes në shkallën më të lartë”.
Në këtë hapësirë, procesi i stërvitjes kërkon formim të shprehive të teknikave për një ekzekutim më të shpejtë dhe sa më të arrirë, por kurdoherë në zbatim të rregullit që kërkon vetë arti, prandaj një praktikant i TKD-HKD-s, më parë duhet të arsyetojë atë që mëson.
Si në çdo sport kryesore është të punohet për zhvillimin në kohë të cilësive fizike më të nevojshme, ku më pas të zgjidhen detyra të specifikës të vetë Taekwondo, të cilat krijojnë lehtësinë e realizimit të veprimeve teknike si dhe në formimin e shprehive praktike.
TKD-HKD ka të nevojshme përgatitjen e përgjithshme fizike e speciale, pa të cilën nuk mund të ballafaqohet në nivele mjeshtërie. Detyra e mirëfilltë është jo vetëm të praktikohen teknikat e këtij arti, por duhet paralelisht të punohet për të arritur zhvillimin e duhur të potencialit fiziko-psikik.
Të gjitha cilësitë fizike tek njeriu gjenden të ndërtuara dhe i shërbejnë në mënyrë reciproke. Në këtë vlerësim një shkathtësi e mirë kërkon një shpejtësi të madhe lëvizje, ndërsa një shpejtësi veprimi kërkon një forcë të konsiderueshme. Prandaj zhvillimi i cilësive fizike krijon kondita të forta për gjetjen e vetvetes në tkd-hkd.
Forca. Në tkd-hkd shprehet në sasinë e përpjekjeve që zhvillon kundërveprimi i muskujve. Futja e forcës është e padiskutueshme, për atë shkallë të realizimit me korrektësi të çdo lëvizje dhe në ekzekutimin teknik si dhe për të përballuar forcën e përdorur nga kundërshtari.
Forca ka përparësi, përgatitje në këto drejtime;
forca maksimale.
forca e shpejtë.
forca rezistence.
Në tkd-hkd, shfaqet edhe forca shpërthyese e cila paraqitet si aftësi për të realizuar kulmin e intensitetit të energjive muskulore dhe qendrave vitale, për një kohë tepër të vogël në përdorimin e saj. Kjo tregon se me rritjen e forcës shpërthyese është e domosdoshme jo vetëm rritja e forcës maksimale, por thelbësorja qëndron në uljen minimale të kohës për të realizuar teknikën, ku ndërfutet forca në çastin e duhur.
Shpejtësia. Shpejtësia tregohet me aftësinë e lëvizjes për të ekzekutuar teknikën në një kohë sa më të shkurtër. Kjo cilësi ka vlera të duhura, për veprime të sulmit dhe kundërveprimit.
Kufizuesit e zhvillimit të kësaj cilësie janë:
Mbi pesha e trupit pengon shpejtësinë e mundshme.
Elasticiteti i keq, i pa formuar ngadalëson lëvizjet me amplitudë sa më të gjerë.
Muskuli i dobësuar dhe i paformuar shkurtohet, në shpejtësi dhe forca të mëdha.
Lëvizjet e shpejta dhe të shpeshta i ndihmon forca dhe inercia e lëvizjes. Shpejtësia e lëvizjes varet në një masë të madhe nga shpejtësia e sistemit nervore si dhe nga forca shpërthyese nëpërmjet një përqendrimi psikik. Rregulli i përgjithshëm është se shpejtësia kryhen ekzekutimin e teknikës duke arritur një kohë sa më të shkurtër. Siç është theksuar më sipër, lëvizjet e shpejta i ndihmon forca, bashkërendimi i tyre duhet të bëhet sa më i përpiktë. Në këtë drejtim, një rëndësi të madhe ka rezistenca e veprimit.
Ushtrimet e zhvillimit të shpejtësisë gjatë një stërvitje kryhen në fillim të pjesës përgatitore, duke i praktikuar në vazhdimësi, gradualisht dhe sa më shpesh.
Elasticiteti. Në tkd-hkd, elasticiteti tregohet nëpërmjet amplitudës së lëvizjeve. Kjo ka vlera shumë të mëdha. Kufizuesit kryesorë të elasticitetit janë muskujt. Këta nëpërmjet veprimit të forcave, gjatë zgjatjes shtojnë amplitudën e lëvizjes dhe aftësive për të mbajtur ngarkesa të mëdha. Nëpërmjet ushtrimeve të zgjedhura e të vazhdueshme ata bëhen më elastikë dhe pa e humbur forcën, bile duke e rritur atë. Shtimi i lëvizshmërisë së gjymtyrëve, sigurisht deri në masën e caktuar jep mundësinë për realizimin e teknikave në rrugën më të shkurtër e tepër të vrullshme. Gjithashtu në tërësinë e rasteve shmangin traumat sportive. Gjatë kryerjes të lëvizjeve duhet pasur parasysh qetë krijohet përshtypja e zgjatjes së muskujve, po ky veprim nuk duhet shpënë deri sa të krijohen dhimbje fizike. Kryerja e amplitudave për seancën përgatitore të mësimit e stërvitjes, duhet të jetë më e madhe se amplitudat e kryera gjatë realizimit të teknikave. Për t’iu shmangur një dëmtimi fizik është e domosdoshme që në fillim të lëvizjeve të kryhen gjithmonë të vogla, sidomos kur muskujt janë të pa ngrohur mirë, si dhe gjatë lodhjes dhe pak kohë pas një gjumi. Në këto, raste taekwondoisti përpara se të veprojë me mënyrat e teknikave të këmbëve që kërkojnë lëvizje me amplituda të mëdha, duhet të përgatisë organizmin dhe ata grupe muskuj në shkallën më të mirë. Kjo cilësi fizike duhet të zhvillohet çdo ditë, për të forcuar dhe stabilizuar veprimet e saj. Amplituda arrihet kryesisht me ushtrime individuale speciale, fillimisht me ndihmën e trajnerit ose partnerit e më pas kalohet me mjete. Ushtrimet për zhvillimin e kësaj cilësie fizike duhen të jenë një element i detyrueshëm i stërvitjes dhe duhet zhvilluar në pjesën përgatitore të saj, pasi është kryer dhe arritur një nxemje e mirë e muskujve dhe ligamenteve, ku kjo është e nevojshme dhe mund të kryhet në fundin e pjesës themelore të mësimit me ushtrime speciale.
Qëndrueshmëria. Në tkd-hkd qëndrueshmëria shprehet në aftësinë për të përballuar lodhjen gjatë zhvillimit të luftimit e cila është e konsiderueshme kur nuk njihet teknika dhe realizimi i saj në parimin e duhur.
Në një dyluftim hapkidoisti duhet të përballojë; peshën trupore të kundërshtarit, inercinë e lëvizjeve të tij, forcën rezistence të vetes. Përballimi i tyre shprehet në fuqinë energjike të organizimit mbi aftësinë përshtatëse si dhe nga niveli funksional të aparatit neuromuskulor, gjendjes tekniko-taktike të formuar. Për të përballuar rezistencën e kundërshtarit duhet të formohet ajo që quhet rezistenca speciale e karakterizuar nga veprime teknike të veçanta që shfaqen në Hapkido. Sepse shumica e lëvizjeve në këtë art, kryhen në forme rrethi e në gradë të ndryshme, prandaj nevojitet për të kapërcyer ato lëvizje në formën forcës centrifugale. |
|
|
|
|
|
|
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,
GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.
TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,
GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.
VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081
Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
|
|
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,
-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,
-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,
-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,
-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,
-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.
HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE
KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR. |
|
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj. |
|
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.
Ju mirëpresim! |
|
|
|
|
|
|
|