QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  BREZAT NË TAEKWONDO




 




RADHITJA E BREZAVE  

 

  

 Ngjyrat e brezave në Taekwondo&Hapkido shërbejnë për të shënuar dallimin e diturisë së nxënësve ndërmjet tyre. Secila ngjyrë ka domethënie simbolike dhe ngjyra e brezit apo shiritit ndërrohet sipas diturisë (dijes, të mësuarit) që nxënësit arrijnë.

 

 

 

 

Brezi i Bardhë


Simbolizon lindjen dhe virgjërinë, fillimin. Nxënësi me brez apo shirit të bardhë nuk ka asnjëfarë diturie, por ka dëshirë të mësojë.

 

 
 
 
 
Brezi Verdhë


Paraqet diellin, pa dritën e të cilit toka nuk do të mundë të lulëzonte. Dielli ndriçon mbi farën dhe rrezet e tija i japin fuqi për tu rritur. Nxënësit me brez (shirit) të verdhë fitojnë rrezen e parë të diturisë.

 

Brezi i Gjelbërtë


Simbolizon rritjen e farës, rrugën e saj kah dielli në të cilin ajo zhvillohet në bimë plotësisht të zhvilluar. Nxënësit me brez (shirit) të gjelbërtë mësojnë  t’i zhvillojnë teknikat themelore.

 
 

Brezi i Kaltër


Paraqet kaltërsinë e qiellit, qielli drejt të cilit bima rritet dhe anon. Nxënësit me brez (shirit) të kaltër lëvizin sikur bima që përparon drejtë cakut. Në të njëjtën mënyrë siç ushqehet bima me dritë, ashtu edhe nxënësi ushqehet me dituri.

Brezi Kuq


Paraqet nxehtësinë dhe fuqinë e diellit. Nxënësi me shirit të kuq ka bërë një përparim (lëvizje) të madhe duke mbledhur një pjesë të madhe të diturisë. E kuqja poashtu paraqet rrezikun dhe nxënësit në këtë shkallë duhet të mësojnë të jenë të kujdesshëm duke pasur parasysh se dituria e tyre po rritet.

 


Brezi i Zi

 

Simbolizon terrin i cili qëndron pas diellit. Është e kundërt me të bardhën dhe paraqet pjekurin si dhe përvetësimin. Në këtë nivel nxënësi sipas moshës mundë të filloj të mësojë të tjerët. 

 


 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80051 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden