QË TË JESH MË I MIRI DUHET TË STËRVITESH ME MË TË MIRIN!
   
 
  LAJMET



Sukseset e Akademisë Tiger nuk kanë të ndalur 

Gjatë kësaj fundjave më datë 28.09.2013 në Therandë u mbajt gara 4thTheranda Open 2013.

Në këtë garë u paraqitën 13 ekipe, mbi 130 garues.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: 5 ekipe nga Kosova, 6 ekipe nga Shqipëria dhe 2 ekipe nga Mali i Zi.

Në këtë eveniment A.T.H. TIGER mori pjesë me garuesit e saj, në kategoritë si në vazhdim: pionier, kadet, junior dhe senior.

Rezultati për A.T.H. TIGER ishte gjithsej 14 medalje, prej tyre: 6 medalje të arta, 4 medalje të argjendta dhe 4 medalje të bronzta.

Medaljet e arta:

  1. Njomza Nuraj

  2. Muhamed Bajrami

  3. Art Binaku

  4. Ermira Saqipi

  5. Amar Ismaili

  6. Taulant Salihu

Medalje të argjendta :

  1. Blerta Brahimi

  2. Muhamed Gashi

  3. Delvina Durmishi

  4. Jolanda Sekiraqa

Medalje të bronzta:

  1. Pirro Kelmendi

  2. Oniks Beqaj

  3. Drin Fonda

  4. Visar Hjarizi

 




Akademia Taekwondo-së Hapkido-së ’’Tiger’’ zuri vendin e parë në  Kampionatin e Taekwondo-së   “2nd Kaçaniku Open 2013”

Të dielën më datë 09.06.2013 në Kaçanik, u mbajt Kampionati në sportin luftarak olimpik Taekwondo, që organizua për nder të 14 vjetorit të çlirimit të Kaçanikut dhe 11 vjetorit të themelimit të Klubit Taekwondo-së “Shqiponja” nga Kaçaniku.
Në këtë garë u paraqitën 11 ekipe, mbi 100 garues, që ishte i një niveli të lartë me një konkurrencë të fortë. Ekipet pjesëmarrëse ishin: 5 ekipe nga Kosova, 4 ekipe nga Shqipëria dhe 2 ekipe nga Mali i Zi.
Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së Tiger, pati një paraqitje jashtëzakonisht të lartë  nga të gjitha grupmoshat, ku arriti të shpërblehet si ekip me vendin e parë.
Garuesit e Akademisë Tiger fituan gjithsej: 26 medalje, prej tyre 10 të arta, 10 të argjendta dhe 6 të bronzta.
Kryetrajneri i akademisë Tiger Muhamed Saqipi shton: Në ketë eveniment “2nd Kaçaniku Open 2013” treguam sukses të kënaqshëm , arritëm të jemi të parët. Jemi të kënaqur për suksesin e arritur dhe i përgëzoj të gjithë garuesit dhe ju uroj suksese edhe mëtutjeshme.




ME 100 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR PËRVJETORI I 17-të  I AKADEMISË TAEKWONDO HAPKIDO  “TIGER” 

 

Më datën 24.11.2012 në Pallatin e Rinisë u mbajt spektakli i arteve marciale që u organizua për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rastin 17 vjetorit të themelimit të Akademisë Taekwondo Hapkido Tiger Prishtinë.
Akademia Tiger pati fillesat e saj në vitin 1995 si klub që pas 10 vjetësh u kthye në akademi, fal punës së pa lodhshme të
z.Muhamed Saqipit i cili është themelues dhe trajner i mirënjohur ndërkombëtar i cili përvojën e parë e mori para 22 viteve në Vien të Austrisë. Akademia TIGER këtë vit numëron më shumë se një dekadë e gjysmë aktivitet që njihet si më e vjetër në Kosovë nga klubet të Taekwondo-së. Gjatë këtyre 17 viteve Akademia Tiger është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke dhënë kështu një kontribut të vlefshëm në fushën e arteve marciale duke kualifikuar me qindra sportistë si mjeshtër, trajnerë, duke e dëshmuar edhe me hapjen e shumë klubeve, shkollave në vend, që janë duke i udhëhequr me sukses klubet e tyre dhe shumë të tjerë që punojnë nëpër institucione të ndryshme, siç janë në Polici, FSK dhe truproje të Personave të Rëndësisë së Lartë etj.      
Muhamed Saqipi shton: Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar, nga plaku i Vlorës Ismail Qemali me patriotët nga gjithë trevat Shqiptare i uroj gjithë kombit Shqiptar të jetojnë në paqe dhe liri së bashku, në një Shqipëri pa kufij dhe të integrohen sa më shpejtë në Evropën e Bashkuar, pasi kemi qenë dhe jemi banorë të përjetshëm të saj.

__________________________________________________________________

 

SPEKTAKËL
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 17 vjetorit të themelimit të Akademisë Taekwondo Hapkido Tiger. Akademia Tiger organizon spektakël më datën 24.11.2012 në ora 12:00 në Pallatin Rinisë, andaj i ftojmë të gjithë sportdashësit luftarak që të marrin pjesë në këtë spektakël.

Ju mirëpresim,





Taekwondo 3rd Theranda Open 2012



 

Akademia Taekwondo-së Hapkido-së Tiger nga Prishtina zuri vendin e parë, përveç që rrëmbeu Trofeun e këtij turniri i sjell  edhe 19 medalje në Prishtinë  nga “3rd Theranda Open 2012” 
 
Të shtunën më datë 29.09.2012 në Therandë u mbajt turniri ndërkombëtar i sportit olimpik në Taekwondo “3rd Theranda Open 2012”
Në këtë garë u paraqitën mbi 100 garues, që ishte i një niveli të lartë me një konkurrencë të fortë.

Akademia Tiger pati një paraqitje jashtëzakonisht të lart ku arriti të shpërblehet me vendin e parë.
Garuesit e Akademisë Tiger fituan gjithsej:19 medalje, prej tyre 10 të arta, 4 të argjendta dhe 5 të bronzta:

 Me medalje të arta u kurorëzuan këto garues:

Njomza Nuraj, Ermal Saqipi, Muhamed Gashi, Ylljon Kurti, Muhamed Bajrami, Endrit Nushi, Delvina Durmishi, Visar Hajrizi, Leutrim Latifi dhe Albios Gashi shpallet më i mirë  i këtij turniri në kategorinë e Juniorëve

Me medalje të argjendta u shpërblyen këto garues:

Blerta Brahimi,Arianit Limani, Pëllumb Hajdini dhe Astrit Zhinipotoku.

Me medalje të bronzta u shpërblyen këto garues:
Art Binaku, Anes Sahiti, Muhamed Cernoveri, Altin Azizi dhe Besart Gashi

Kryetrajneri i akademisë Tiger z. Muhamed Saqipi shton: Në "3rd Theranda Open 2012" treguam suksesin më të lartë, arritem të jemi më të mirët. jemi të kënaqur për suksesin e arritur shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mundohemi ti përsërisim këto suksese. I përshendes të gjithë garuesit dhe ju uroj suksese edhe mëtutjeshme.

 


---------------------------------------------------------------------------------------------------





Më datën 10.06.2012 në Akademinë Tiger u mbajt provimi për brez të zi, ku u certifikuan pesë veta të gradës Dan dhe Poom KUKKIWON, nga Mjeshtri i madh ndërkombëtar z.Vaid Reka 7.Dan dhe z.Muhamed Saqipi 5.Dan. Të Certifikuarit janë: Nga Akademia "Tiger" Besart Gashi 1.Poom, Robert Dalipoviq 1.Poom Albios Gashi 2.Poom, Don Berisha 3.Poom nga K,TKD "DONI"Prishtinë dhe Valmir Fetiu 4.Dan  nga Klubi Taekwondo-s "Puma" Suharekë.

 

 
Facebook 'Like' Button
 
ORARI I STËRVITJEVE
 
TË MARTËN DHE TË ENJTEN
GRUPI I PARË FËMIJËT,
19:30 DERI 20:45,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
20:50 DERI 22:00.

TË SHTUNËN
GRUPI I PARË FËMIJET,
10:30 DERI 12:00,

GRUPI I DYTË TË RRITURIT,
12:05 DERI 13:35.

VENDI: PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE PRISHTINË, SALLA NR. 081

Tel: +377(0)44/110-848
E-mail: muhamedsaqipi@hotmail.com
E-mail: akademia-tiger@hotmail.com
www.taekwondo-hapkido-tiger.com
AKADEMIA TIGER OFRON
 
-Një Sport luftarak olimpik -Taekwondo,

-Një stil i Vetëmbrojtjes moderne për të gjitha moshat,

-Një qasje krejtësisht shkencore për Vetëmbrojtje,

-Një disiplinë realiste dhe efektive të mbrojtjes personale,

-Një program dinamik dhe fleksibil për fëmijë,

-Një Program special për pjesëtar të Sigurimit, Policisë dhe Truprojës të VIP.

HAPKIDO 100% VETËMBROJTJE

KUSH NUK GJEN KOHË PËR TË USHTRUAR, DO TË GJEJË KOHË PËR T'U MJEKUAR.
Përfitimi nga praktikimi i Taekwondo-së dhe Hapkido-së
 
- Vetëmbrojtje
- Forcë
- Shpejtësi
- Ekuilibër
- Elasticitet
- Bashkërendim fizik
- Besim
- Disiplinë
- Aktivitet çlodhës
- Metodë trajnimi për sportet etj.
Njoftim
 
Ju njoftojmë se Akademia Tiger, ka filluar të pranoj nxënës të rinj nga të gjitha grup moshat.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen sipas orarit të lartpërmendur.

Ju mirëpresim!
 
80064 visitorsVIZITORË
Expert: Master instructor, 5th Degree Black Belt Muhamed Saqipi is actively involved in martial arts for over 24 years, over 19 year of Teaching Experience Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden